Mungon Bale, përkujdeset Ronaldo

Gareth Bale nuk arriti të debutojë në Santiago Bernabeu për Real Madridin për shkak të një dëmtimi para fillimit të ndeshjes. Por, pavarësisht mungesës së tij, Los Blancos fituan ndaj Getafes me rezultat 4-1 në duelin e xhiros së pestë në La Ligë. Por, fillimi nuk ishte i lehtë për Realin. Getafe kaloi në epërsi…

Sport

22/09/2013 20:07

Gareth Bale nuk arriti të debutojë në Santiago Bernabeu për Real Madridin për shkak të një dëmtimi para fillimit të ndeshjes. Por, pavarësisht mungesës së tij, Los Blancos fituan ndaj Getafes me rezultat 4-1 në duelin e xhiros së pestë në La Ligë.

Por, fillimi nuk ishte i lehtë për Realin. Getafe kaloi në epërsi në minutën e katërt pas golit nga Angel Lafita, mirëpo vendasit u kundërpërgjigjën shpejt brenda pjesës së parë duke barazuar rezultatin nëpërmjet qendërmbrojtësit Pepe, kurse kaloi në epërsi pas penalltisë së konkretizuar nga Cristiano Ronaldo, pas 34 minutash lojë.

Në pjesën e dytë, mesfushori Isco vazhdoi formën e tij të shkëlqyeshme pas transferimit në Real nga rivali Malaga gjatë afatit kalimtar të verës duke shënuar golin e sigurisë për gjigantin madrilen në minutën e 57-të. Kurse, Ronaldo realizoi sërish në minutat e fundit për fitoren e thellë të Realit.

Getafe e përfundoi ndeshjen pas përjashtimit me karton të kuq të Michel në minutën e 85-të. Me këtë fitore, Reali vazhdon të ketë dy pikë më pak se Barcelona dhe Atletico Madrid që udhëheqin me bilanc pozitiv prej 15 pikësh.