Mungojnë vulat në Suharekë

Në dy qendra të votimit në Suharekë kanë munguar vulat. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me prokurorin po hetojnë rastin.

Lajme

03/11/2013 11:46

Në dy qendra të votimit të Komunës së Suharekë është raportuar për mungesë të vulave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit Hazir Berisha i ka thënë  Kosovapress`it se policia së bashku me prokurorin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po  hetojnë rastin.

“Mund të them se veç kemi filluar me inicimin e rasteve penale që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

“Shembull në Suharekë se në dy vendvotime është bërë e ditur se mungojnë dy vula, andaj hetuesit rajonal bashkë me prokurorin kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, dhe do të hapet rast, dhe do të ngritët kallëzimi penal.

“Deri në këto momente vetëm është raportuar se mungojnë, prandaj kanë filluar hetimet se ku janë ato vula dhe a mund të gjinden”, ka thënë Berisha.

Vlen të theksohet se edhe në Prizren të gjitha kutitë e votimit janë hapur dhe sipas Kryesuesit të Komisionit Komunal Zgjedhor Nysret Bytyqi nuk ka pasur asnjë problem sa i përket hapjes së kutive.