Mungojnë Neymar e Mbappe, Draxler i gatshëm të lë gjurmët e tij

Paris Saint  Germain do të përballet me Toulousen, ditën e shtunë.

Sport

23/11/2018 22:46

Ata tashmë kanë vëmendjen tek Liverpool me të cilët do të përballen në kuadër të Ligës së Kampionëve, në një ndeshje pothuajse vendimtare për një vend në fazën 1/16.

Francezët përballen me dy mungesa të mëdha, atë të Neymar dhe të Kylian Mbappe.

Julian Draxler është shprehur i gatshëm që të vjen në shprehje dhe të mbulojë hapësirat e lëna.

“Nëse të dy janë të lënduar, ne ende kemi kualitete të mira. Shumë lojtarë të tjerë mund të shënojnë apo asistojnë, si unë” ka thënë reprezentuesi gjerman, njofton faqja zyrtare e PSG-së në “Twitter”, transmeton lajmi.net.

Gjermani mësohet ti ketë thënë Mbappes që të bëjë të pamundurën dhe të rikthehet për takimin ndaj Liverpool.

Atij si duket i intereson më shumë rezultati i mirë për skuadrën sesa të paraqitet vet në formacionin bazë. /Lajmi.net/