Mungesa e rrymës problem edhe për furnizim me ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e mungesës së furnizimit me energji elektrike është destabilziur edhe furnizimi me ujë të pijshëm.

Lajme

01/09/2015 11:46

Në një komunikatë të KUR”Prishtina”, thuhet se që nga 30 gushti kur janë shfaqur problemet me furnizim me energji elektrike kjo ka ndikuar edhe në  furnizim  me ujë në disa komuna.

“Nga data 30 gusht 2015 e që po vazhdon edhe më tej, ka filluar të destabilizohet furnizimi me ujë të pijshëm në zonën e shërbimit (Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë, Graçanicë dhe Lipjan), për shkak të mungesës së energjisë elektrike në të gjitha objektet prodhuese dhe distribuese”.

“Me të gjitha vështirësitë e përballjes me mungesë të energjisë elektrike në stacione të pompave dhe fabrika të ujit, KUR”Prishtina” sh.a. po mundohet që të mbajë një tempo të rregullt të furnizimit me ujë, deri në stabilizimin e gjendjes së furnizimit me energji elektrike”, thuhet në komunikatë.