Mungesa e konsensusit rrezikon dialogun me Serbinë, thotë Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë me dije se mosarritja e kosensusit të gjerë politik rrezikon dialogun me Serbinë.

Lajme

06/08/2018 22:17

Në një intervistë për gtazetën Epoka e Re ai ka thënë se me mospërfshirjen e opozitës dhe shoqëricë civile, ky proces do të jetë i pasuksesshëm ose do të dështojë.

Haziri ka thënë se do të ishte mirë të arrihet një konsensus për dialogun, për zgjedhjet e reja, agjendën evropiane dhe krijimin e Ushtrisë.

Ai e ka mbrojtur qëndrimin e tij se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, dhe ka bërë me dije se kjo temë duhet të diskutohet me Serbinë.

Haziri ka paralajmëruar se në vjeshtë Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja, pasi sipas tij do të ketë angazhime më intensive.