Mungesa e këtij minerali vendos në rrezik një të tretën e grave shtatzëna

Rreth 35% e grave shtatzëna mund të jenë në rrezik nga ndërlikimet e shtatzënisë, të tilla si lindja e parakohshme ose aborti. Ky është përfundimi i një studimi të ri të botuar në Gazetën Europiane të Endokrinologjisë.

Lifestyle

14/06/2018 09:35

Hulumtuesit gjetën se rreth 10 % e grave shtatzëna me mungesë të hekurit kanë probleme me tiroiden. Mungesa e hekurit është një formë e zakonshme e anemisë. Hekuri është i pranishëm në një numër ushqimesh si mishi, fasulet, arrat dhe frutat e thata.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), më shumë se 30 % e popullsisë globale janë anemikë, me shumicën e rasteve që i atribuohen mungesës së hekurit.

Për të rriturit e moshës 19-50 vjeç, Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) rekomandojnë marrjen e përditshme të hekurit prej 8 miligramësh për meshkujt dhe 18 miligramë për femra, duke u rritur deri në 27 miligramë gjatë shtatzënisë. Si rezultat i mungesës së hekurit, trupi prodhon nivele të pamjaftueshme të hemoglobinës – një proteinë në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjen nga mushkëritë në indet e trupit, transmeton pernenat.al.

Kjo mund të çojë në lodhje dhe mungesë energjie, gulçim, dhimbje në gjoks, dhe një pamje të zbehtë.

Sipas autorit kryesor Kris Poppe mungesa e hekurit mund të jetë veçanërisht e dëmshme për nënat shtatzëna dhe fëmijët e tyre. Gratë kanë nevojë për më shumë hekur gjatë shtatzënisë për të rritur fetusin dhe plaçentën.

Hekuri gjithashtu ndihmon në funksionimin e një proteine të quajtur peroksidazë tiroide (TPO), e cila është vendimtare për prodhimin e hormoneve tiroide. Gratë shtatzëna duhet të prodhojnë hormone tiroide të mjaftueshme në mënyrë që truri i tyre të zhvillohet plotësisht. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në tremujorin e parë të shtatzënisë, kur fetusi ende nuk ka zhvilluar gjëndrën e tiroides.

Për studimin e tyre, Dr Poppe dhe kolegët vendosën të hetojnë shkallën e mungesës së hekurit gjatë shtatzënisë dhe se si kjo mund të lidhet me zhvillimin e problemeve të tiroides. Për të arritur rezultatet e tyre, studiuesit monitoruan 1,900 gra gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.

Studiuesit zbuluan se 35 % e nënave që ishin shtatzënë kishin mungesë hekuri.