Mungesa e gjumit rritë shtypjen e gjakut

Mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të rrisë presionin e gjakut gjatë natës, duke iu vënë juve në një rrezik më të madh për sëmundje të zemrës, paralajmërojnë disa kërkime të reja.

Lifestyle

30/03/2015 19:52

“Për herë të parë, ne kemi demonstruar që gjumi i pamjaftueshëm shkakton rritje të presionit të gjakut gjatë natës”, tha udhëheqësja e studimit Naima Covassin nga Mayo Clinic në SHBA.

Rezultatet erdhën nga një studim i kontrolluar që tregonte për humbjen e gjumit të përjetuar nga shumë njerëz, transmeton Lajmi.net.

“Ne e dimë se shtypja e lartë e gjakut, veçanërisht gjatë natës, është një prej rreziqeve më të mëdha për sëmundje të zemrës”, tha Covassin.

Në studim, tetë njerëz me peshë normale të moshës 19 deri 36 morën pjesë në një kontroll 16-ditëshe, të cilët kishin çrregullime me gjumë – katër orë gjumë gjatë natës.

Njëzet e katër vëzhgime të presionit të gjakut në intervale të rregullta u matën në çdo fazë të studimit. Gjatë kohës së natës, në fazën e kufizimit të gjumit në krahasim me fazën normale të gjumit, sistoliku (numri i lartë) i tensionit të gjakut ishte mesatarisht 115/64mm Merkur kundrejt 105/57mm Hg, respektivisht, thanë studiuesit.

Për më tepër, rënia e pritur e presionit të gjakut gjatë natës u shtyp kur njerëzit kishin gjumë të pamjaftueshëm, transmeton Lajmi.net.

Ata gjithashtu gjetën se norma e rrahjeve të zemrës gjatë natës ishte më e lartë me mungesën e gjumit se sa në gjumë normal.

Gjetjet janë paraqitur në Sesionin e 64-të të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë në San Diego më 15 mars.