Mungesa e dashurisë mund ta largojë Valverden nga Barcelona

Ernesto Valverde fitoi dy trofe në sezonin e parë tek Barcelona dhe luajti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

10/12/2018 18:29

Këtë edicion ata janë në krye të La Ligas, si dhe janë liderë në grupin e Ligës së Kampionëve.

Me gjithë këto rezultate, Valverde ende nuk ka fituar dashurinë e të gjithëve.

Të gjitha problemet me gjasë filluan pas eliminimit të kampionëve të Spanjës në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan “Goal” transmeton lajmi.net.

Barcelona udhëtoi në “Stadio Olimpico” me avantazhin 4:1 dhe arriti që ta lëshojë rezultatin nga dora, gjë që nervozoi jashtëzakonisht shumë drejtuesit e skuadrës.

Gjithashtu, në sezonin e parë tek Barca, Valverde ndryshoi sistemim e lojës së skuadrës, duke u paraqitur me formacionin 4-4-2.

Tifozët nuk ishin të kënaqur për shkak se ai sistem pamundësonte “Tiki –Taka-n” e famshme të blaugranave.

Valverde dhe Barcelona ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje të re që do ta vazhdonte qëndrimin e  trajnerit në “Camp Nou”. /Lajmi.net/