“Mundo Deportivo” zbulon përforcimin e ri të Real Madridit

Real Madrid ka vendosur të sjellë një portier për të ardhmen.

Sport

04/05/2018 09:50

Real Madrid do të transferojë një portier të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

Përkundër paraqitjes së shkëlqyeshme të Keylor Navas në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, klubi madrilen do të blejë një portier të ri, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Mundo Deportivo” ka njoftuar se Real Madrid ka vendosur të sjellë një portier për të ardhmen, përcjell “lajmi.net”.

Dy objektivat kryesore janë David de Gea dhe Kepa Arrizabalaga. /Lajmi.net/