“Mundo Deportivo” zbulon përforcimin e ri të Barcelonës

Barcelona kërkon një përforcim të ri nga Holanda.

Sport

15/06/2018 08:33

Barcelona ka filluar kërkimin për një mesfushor të ri.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se skuadra kampione e La Ligës kërkon një përforcim të ri nga Ajax Amsterdam.

Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar, Frankie de Jonh, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona është në kërkim të një mesfushori të ri pas vendimit për largim nga Andres Iniesta. De Jong ka potencial të jashtëzakonshëm të cilin ka filluar ta shfaq në Ajax Amsterdam.

Andaj, Barcelona do ta synojë blerjen e tij, gjatë këtij afati kalimtar të verës. /Lajmi.net/