“Mundo Deportivo” zbulon përforcimin e Barcelonës për janarin 2018 (FOTO)

Leon Goretzka është objektiv i ri i skuadrës nga Camp Nou.

Sport

22/09/2017 09:22

Barcelona kërkon një përforcim të ri nga Bundesliga.

Klubi katalan dëshiron transferimin e mesfushorit të Schalke 04, Leon Goretzka, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

“Mundo Deportivo” raporton se Goretzka është objektiv i ri i skuadrës nga Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

Goretzka ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij te Schalke.

Dhe, kjo e ka bërë më të lehtë transferimin e tij nga Barcelona.

Ai kërkohet edhe nga Juventus. /Lajmi.net/