“Mundo Deportivo” zbulon lajmin e madh për Messin

Lionel Messi do të pensionohet te skuadra e Barcelonës.

Sport

16/11/2017 09:59

Lionel Messi do të mbetet përgjithmonë te Barcelona.

Sulmuesi së shpejti do ta zyrtarizojë vazhdimin e kontratës me klubin katalan, deri në vitin 2021.

Por, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se Messi do të mbetet përjetë në Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

Messi ka përmendur ish skuadrën e tij Newell’s Old Boys si klubin ku dëshiron të pensionohet.

Por, Barcelona dëshiron që kjo të ndodhë pikërisht te skuadra katalane. /Lajmi.net/