“Mundo Deportivo” zbulon klubin e ri të Griezmannit

"Mundo Deportivo" raporton se Manchester United ka marrë përgjigje se Antoine Griezmann është në 'duart' e Barcelonës.

Sport

08/12/2017 12:27

Manchester United ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Por, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se klubi anglez ka marrë përgjigje se ylli francez është në ‘duart’ e Barcelonës.

Griezmann pritet të largohet nga Atletico Madrid pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Ai mund të mbetet në La Ligë duke iu bashkuar Barcelonës. /Lajmi.net/