“Mundo Deportivo” zbulon klubin e ri të Goretzkas

"Mundo Deportivo" shkruan se Leon Goretzka preferon transferimin te Barcelona.

Sport

02/11/2017 09:05

Leon Goretzka ka vendosur të largohet nga Schalke 04.

Mesfushori gjerman ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane.

“Mundo Deportivo” shkruan se Goretzka preferon transferimin te Barcelona. Edhe pse ka oferta nga shumë klube të tjera, Goretzka është i vendosur të luajë në Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

Ai ka kontratë me Schalke 04 deri në fund të këtij sezoni dhe nëse nuk largohet në janar, do të nënshkruajë me klubin e ri si futbollist i lirë. /Lajmi.net/