“Mundo Deportivo” zbulon klubin e ri të Courtois

Thibaut Courtois mund të rikthehet në La Ligë.

Sport

10/02/2018 11:16

Thibaut Courtois pritet të largohet nga Chelsea, pas përfundimit të këtij sezoni.

Portieri belg do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me skuadrën kampione në fuqi të Premierligës.

Por, kanë filluar të shtohen spekulimet rreth rikthimit të tij në Spanjë.

“Mundo Deportivo” raporton se Real Madrid ka vendosur të bëjë përpjekje për transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Courtois është objektiv i ri i “Los Blancos” pas telasheve në blerjen e David de Geas nga Manchester United. /Lajmi.net/