A mundet që Facebook të ruaj të dhënat biometrike të fytyrës?

Dihet që Facebook përdor një algoritëm që mund të njohë një person në bazë të informacionit në fotografi. Kjo është pak e frikshme, por a është e paligjshme?

Auto & Tek

01/06/2016 01:44

Javën që kaloj, një gjykatë vendosi kundër Facebook në një padi që supozohet se kompania në mënyrë të paligjshme ka mbledhur të dhëna biometrike që kanë të bëjnë me fytyrat në foto pa pëlqimin e përdoruesit, sipas TechSot.al.

Paditësit, tre personat të cilët paditën kompaninë veç e veç, janë bashkuar në një çështje, e cila ka të bëjë me një ligj të vitit 2008 në Illinois, Biometric Information Privacy Act (BIPA), ku thuhet se korporatat nuk mund të përdorin të dhënat biometrike të një individi pa pëlqimin e këtij të fundit. Kjo përfshin çdo gjë, që nga shenjat e gishtave deri tek gjeometria e fytyrës, por nuk përfshin fotografitë. Megjithatë, gjykatësi James Donato vendosi që për shkak se “Facebook skanon fotografitë që ngarkohen nga përdoruesit për të krijuar një përfaqësim unik dixhital të fytyrës” bie ndesh me BIPA.

Facebook gjithashtu ka dorëzuar një mocion për të rrëzuar çështjen me faktin se çdo marrëveshje e përdoruesve është bërë sipas ligjit të Kalifornisë por gjyqtari e ka mohuar këtë kërkesë.

Dokumentet e gjykatës deklarojnë se Facebook nuk ka qenë transparent në lidhje me parametrat e saj të privatësisë në marrëveshjen e saj me përdoruesit, e cila nuk është hera e parë që kompania ka dëgjuar ankesa të tilla.