Mundësia e fundit për Michael Schumacher

Michael Schumacher ka katër vite që jeton në gjendje kome.

Sport

21/09/2017 20:31

Shtatë herë kampioni i Formula 1, në vitin 2013 ishte aksidentuar në Alpet e Francës duke skijuar, dhe që nga ajo kohe ai nuk ka pasur vetëdijen.

Përgjatë këtyre katër viteve, familja e tij ka provuar të gjitha rrugët për rehabilitimin e Michael, por të gjitha tentativat kanë qenë të kota, dhe gjendja e tij ka mbetur e njëjtë.

Edhe pse familja Schumacher këto katër vite nuk ka zbuluar asgjë nga shëndeti i tij, gazeta suedeze ‘Expressen’ ka arritur të zbulojë se ish ngasësi i Formula 1, do t’i nënshtrohet një operimit të ri, dhe ndoshta të fundit.

Schumacher do të operohet në Dallas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga neurologu më i respektuar në botë, Julian Meeks.

Meeks cilësohet si eksperti më i madh i këtyre çështjeve, duke u cilësuar si shpëtimi i vetëm që i ka mbetur gjermanit.

“Kam shumë përvojë me pacientë të tillë. Kam dyshime që dikush në Evropë ka trajtuar më shumë se unë pacientë”, ka deklaruar Meeks, duke u deklaruar si personi i vetëm që mund të ndihmojë 48 vjeçarin./Lajmi.net/