“Mundësi historike për Beogradin dhe Prishtinën”

Damon Wilson ka thënë se Beogradi dhe Prishtina kanë mundësi historike për normalizimin e raporteve.

Lajme

10/12/2018 08:56

Zëvendëspresidenti i Këshillit Atlantik të SHBA-ve, Damon Wilson ka thënë se Beogradi dhe Prishtina kanë mundësi historike për normalizimin e raporteve që do t’ua mundësonte të dyja palëve “të shkojnë përpara”.

Ai gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” ka thënë se është optimist.

“Ajo për të cilën jam unë është marrëveshje e paqes, një zgjidhje e qetë dhe përfundimtare. Kjo është një mundësi historike”, deklaroi Wilson, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ka rëndësi historike të normalizohen raportet mes Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të “shkohet përpara”.

“Ajo që unë mbështes dhe çfarë dëgjoj është se Washingtoni dhe të tjerët thonë se do ta mbështesin çdo marrëveshje e cila arrihet mes liderëve dhe që paraqet zgjidhje përfundimtare. Kjo është ajo që do ta mbështesim dhe për çka është duke u punuar”, theksoi Wilson.

“Unë jam optimist dhe shpresoj që një marrëveshje në fund do të jetë e mundur”, përfundoi ai. /Lajmi.net/