A mund të imagjinoni si i ka propozuar ky djalosh martesë të dashurës?

Një djalosh e ka shfrytëzuar pasionin e tij për video-lojëra në propozim për martesë, duke krijuar vet një mision në "Nintendo".

Lifestyle

27/05/2016 01:01

Djaloshi ka përdorur “Super Mario Maker”, për të krijuar një nivel të veçantë që të dashurës së tij t’i propozojë martesë, shkruan lajmi.net

Në fundin e misionit Birkinbine kishte shkruar “Pam, do të martohesh me mua?” dhe sigurisht ajo ka pranuar propozimin e djaloshit të talentuar.

Ajo filloi të qeshte kur e pa emrin e saj dhe me nxitim lëvizte drejt fundit për të parë se për çka bëhet fjalë dhe nga gëzimi sa qante e qeshte duke e pranuar propozimin.

Birkinbine, e ka filmuar situatën dhe e ka shpërndarë atë./lajmi.net

YouTube player