A mund të dalloni çka fshihet në këtë fotografi?

Larry Lynch është fotografi nga Florida i cili ka realizuar këtë fotografi fantastike në mënyrë mjeshtërore.

Fun

24/05/2016 05:34

Ai në vrimën e një lisi ka arritur të kapë një buf i cili vështirë mund të dallohet në shikim të parë, shkruan lajmi.net

“Unë u ndjeva shumë i ngazëllyer kur e pashë se fotografia doli aq mirë sepse ndriqimi ishte shumë i komplikuar. Për të realizuar një fotografi të mirë duhet një burim i mirë drite për të ndihmuar blicin”, ka thënë Lynch.

“Kam mësuar shumë në lidhje me këta zogj të bukur dhe mendoj se është një shans i mirë që nepërmjet gjërave që i kam mësuar të arrijë tek ndonjë fole në të ardhmen dhe të realizoj fotografi edhe më të bukura”, ka përfunduar fotografi./lajmi.net