A mund të bëheni të varur nga seksi? Mos i injoroni këto shenja

Varësia seksuale? Keni dëgjuar shumë shpesh për të, por a ekziston në të vërtetë një çrregullim i tillë?

Lifestyle

30/10/2016 19:07

Kur vjen puna te klasifikimi – shumë nga njerëzit nuk pajtohen se varësia seksuale është çrregullim i vërtetë, ndërsa të tjerët me forcë e thonë se varësia ndaj seksit mund të kontrollojë jetën e njerëzve.

Ndërsa disa mund të argumentojnë se nuk ekzsiton varësi kimike të tilla si alkooli ose heroina – të tjerët mund të argumentojnë se krijohet proces tjetër i varësisë.

Nga ana tjetër mund të thuhet edhe se ekziston një lloj varësie kimike, për shkak të substancave kimike të fuqishme të cilat lirohen gjatë marrëdhënieve seksuale, transmeton lajmi.net

Çfarë është varësia nga seksi? 

Shërbimi për këshillim të marrrëdhënieve seksuale e përshkruajnë varësinë seksuale si “çdo aktivitet seksual që ndihet jashtë kontrollit”.

Kjo do të thotë se varësia seksuale qëndron mbi aktivitetin seksual me një partner që përfshinë – masturbimin, shikimin e pornografisë ose marrëdhëniet seksuale me të tjerët, pa ndjenja dhe kontrollë.

Cilat janë shenjat? 

Është e pamundur të dihet nëse dikush është i varur nga seksi tërësisht, pa u këshilluar me një terapist profesional, por ekzistojnë disa shenja paralajmruese të cilat na tregojnë se duhet të vizitohet terapisti:

– Masturbimi i rregullt
– Lidhjet e shumta
– Lidhje të shumta vetëm për një natë
– Numri i madh i partnerëve seksual
– Shikimi i vazhdueshëm i pornografisë
– Marrëdhëniet seksuale të pasigurta
– Përdorimi i prostitutave
– Ekzibicionizmi
– Ndjenja e fajit dhe e turpit
– Ndjenja e mungeses së kontrollit
– Shpenzimet e mëdha të kohës në biseda ose aktivitete rreth seksit, etj.

Varësia nga seksi përveç që është gjendje jashtëzakonisht e vështirë për t’u kontrolluar, ajo mund të shkatërrojë edhe pjesët tjera të jetës, duke përfshirë marrëdhëniet martesore, përgjegjësinë prindërore, financat dhe jetën e punës.

Ky çrregullim gjithashtu shkakton rritje të nervozës, depresionit, ankthit dhe probleme të tjera mendore, por megjithatë, nuk mund të ketë shpjegim tjetër pse ndodhin këto dukuri.

Çfarë trajtimi mund të bëhet? 

Kushdo që është i frikësuar ose ndjen se është i varur nga seksi, atëherë duhet të bëjë vizitë të menjëhershme tek mjeku i tij ose i saj. Në rastet kur mendoni se diçka e tillë është duke e shkatërruar marrëdhënien tuaj në çift – nëse keni mirëkuptim – diskutojeni mes vete.

Ekzistojnë terapistët seksual dhe mjekët tek të cilët mund të drejtoheni për këtë çrregullim, por asnjëherë nuk duhet të jeni neglizhues ndaj shenjave dhe simptomave./lajmi.net