A mund ta zgjidhni gjëegjëzën për urën? (Video)

Sa jeni në gjendje që ta sfidoni veten me gjëegjëza? Nëse nuk e dini, atëherë provoni tani.

Fun

29/11/2016 23:54

Kjo gjëegjëzë ka të bëjë me urën, shkruan lajmi.net.

Ju jeni vet i katërti në listë për të kaluar urën. Është errësirë e plotë dhe ju keni vetëm një llambë ndriquese.

Ju jeni më i shpejti në grup, ju duhet vetëm një minut për të kaluar urën. Pas jush, është vajza së cilës i duhen dy minuta. Roja është më i ngadalshëm dhe i duhen pesë minuta. Ndërkaq profesorit i duhen plot 10 minuta.

Juve ju ndjekin zombit. Pas 17 minutave, ata do t’ju arrijnë.

Ura i mban vetëm dy persona, përndryshe shembet. Pa llambë, nuk mund të niseni askund, nga që s’do të shihni asgjë.

Cila është zgjidhja juaj, për të këputur litarët e urës që të shpëtoni nga zombit? Na tregoni përmes komenteve, mirëpo kusht është që të mos e shikoni videon deri në fund e pastaj të flisni.

Sfidojeni veten. Përgjigjen do ta gjeni menjëherë pas gjëegjëzës. /Lajmi.net

YouTube player