Mund mos ta besoni por, Barcelona e do këtë lojtar?

Barcelona kërkon që ta përforcoj mesfushën në afatin e janar.

Sport

10/10/2018 13:09

Skuadra katalonase ka bërë një listë për lojtarët që do të tentoj t’i transferoj në afatin e dimrit.

Mund edhe të befasoheni, por sipas ‘Daily Mirror’, Barcelona po tenton ta transferoj Alberto Morenon, përcjell “lajmi.net”.

Katalonasit thuhet se e duan mesfushorin e Liverpoolit, ku janë të gatshëm t’i ofrojnë 20 milionë euro.

Skuadra angleze nuk do të mendohet dy herë që ta shesë një lojtar që më shumë qëndron në bankën rezervë. /Lajmi.net/