Multivitaminat gjatë shtatzënisë, të panevojshme

Gjatë një studimi të bërë kohëve të fundit është zbuluar se shumica e nënave të ardhshme nuk kanë nevojë për multivitaminat e shumta të cilat i përdorin gjatë shtatzënisë.

Lifestyle

12/07/2016 15:17

Studiuesit kanë thënë se i kanë shikuar të gjitha faktet e mbledhura dhe kanë gjetur përbërës të tillë të cilët e forcojnë shëndetin tuaj dhe të foshnjës dhe që mund të blihen me një çmim të arsyeshëm.

Këta përbërës janë acidi folik dhe vitamina D si dhe një dietë e balancuar mirë.

Acidifolik ka përbërësit më të mirë për shëndetin e grave shtatzëna, duke ofruar 400 mikrogramë në ditë të cilët iu mbrojnë nga anomalitë dhe defektet gjatë zhvillimit të foshnjës.

Vitamina D iu ofron dhjetë mikrogramë në ditë, për eshtra të shëndosha të nënës dhe foshnjës.

Por, gjatë shtatzënisë grave iu thuhet që të përdorin edhe një grumbull vitaminash tjera të cilat nuk ofrojnë fakte se mund ta përmirësojnë shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Vitamina këto të shtrenjta dhe të panevojshme, kur gjithë çfarë iu duhet është acidi folik dhe vitamina D.