Multi-milionerët e vitit

Nëse jeni futbollist në nivelin më të lartë, anëtar i ndonjë skuadre në mesin e më të mirave të kontinentit atëherë një gjë është e sigurt, nuk do të keni problem me financa. Viti 2013 ishte jashtëzakonisht i ‘bereqetshëm’ për një numër të konsiderueshëm yjesh që sipas kontratave të majme me klubet përkatëse – pa…

Sport

31/12/2013 15:10

Nëse jeni futbollist në nivelin më të lartë, anëtar i ndonjë skuadre në mesin e më të mirave të kontinentit atëherë një gjë është e sigurt, nuk do të keni problem me financa.

Viti 2013 ishte jashtëzakonisht i ‘bereqetshëm’ për një numër të konsiderueshëm yjesh që sipas kontratave të majme me klubet përkatëse – pa përfshirë marrëveshjet individuale të sponsorimit – e mbyllën 12 mujorin me dyshifror të milionëve në llogarinë bankare.

Në krye nuk ka befasi, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi që përveç fushës janë rival edhe me përfitime financiare. Podiumi kompletohet nga përforcimi i ri i Monacos, Radamel Falcao.

Futbollistët më të paguar të 2013’ës:

1. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) €17M

2. Lionel Messi (Barcelona) €16M

3. Radamel Falcao (Monaco) €14M

4. Zlatan Ibrahimovic (PSG) €13.8M

5. Wayne Rooney (Manchester United) €13.8M

6. Sergio Aguero (Manchester City) €13.5M

7. Yaya Toure (Manchester City) €13M

8. Thiago Silva (PSG) €12M

9. David Silva (Manchester City) €12M

10. Fernando Torres (Chelsea) €10.8M