Muller: Tani duhet të fitojmë 2:0

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller ka thënë se skuadra e tij duhet të fitojë 2:0 për ta eliminuar Porton dhe të kualifikohet për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

15/04/2015 23:51

Bayern Munich u befasua duke u mposhtur nga Porto me rezultat 3:1 në Dragao në ndeshjen e tyre të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, sulmuesi Thomas Muller është optimist. Ai beson në fitore 2:0 dhe kualifikim tutje pas duelit në Allianz Arena.

“Goli i tyre i tretë? Gabimet ndodhin, tani duhet të fitojmë 2:0”, u shpreh ai pas ndeshjes.

“Rezultati është gjithmonë i lidhur me paraqitjet. E filluam ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme por nuk kemi qenë kaq të këqij në pjesën e parë”, theksoi ai.