Muller, objektivi kryesor i Man Utd

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller do të jetë objektivi kryesor i menaxherit të ri të Manchester Unitedit, Louis van Gaal, për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

02/05/2014 12:38

Louis van Gaal planifikon të njofton për ardhjen e tij në Manchester United duke realizuar një transferim të jashtëzakonshëm të sulmuesit të Bayern Munichut, Thomas Muller.

Bashkëlojtari i Mullerit nga Bayern, Toni Kroos dhe dyshja e Borussia Dortmundit, Mats Hummels e Marco Reus janë spekuluar me kalim në Old Trafford së fundmi. Por, mediet gjermane kanë njoftuar se Muller është objektivi kryesor i Van Gaalit në United.

Muller është i pakënaqur me statusin e tij pasi së fundmi ka përfunduar në bankën e rezervistëve në ekipin e Pep Guardiolës dhe është hidhëruar që nuk nisi duelet e rëndësishme si ballafaqimi me Borussia Dortmundin dhe takimi me Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve.

Muller e ka kaluar gjithë karrierën e deritashme në Allianz Arena por mund të detyrohet të kërkojë një sfidë të re.

Pas emërimit të Van Gaalit në Old Trafford, holandezi do të hidhet në sulm për blerjen e yllit gjerman.