Muller: Ky futbollist e meriton “Topin e Artë” – Lajmi.net
Muller: Ky futbollist e meriton “Topin e Artë”
Autori: Lajmi.net BundesligaSport 12:57, 25 May 2018
Thomas Muller ka parashikuar fituesin e "Topit të Artë".

Thomas Muller thotë se çmimi më i lartë për futbollistët “Topi i Artë” është i merituar plotësisht nga sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah.

Madje Muller thotë se Salah pas një sezoni të shkëlqyer që ka bërë e meriton këtë trofe përpara Messi-it apo Ronaldo-s.

“Mendoj se Mo Salah ka qenë mbresëlënës. Mbase ai është kandidat i madh nëse Liverpooli e fiton Ligën e Kampionëve”, ka thënë Muller për “Mirror Football”.

“E gjithë bota po e kërkon një fitues të ri të “Topit të Artë”.

Leo Messi dhe Ronaldo janë të shkëlqyer, por paraqitjet e Salah kanë qenë të jashtëzakonshme këtë sezon. Mendoj se ai ka shanse të mëdha”, shtoi më pas Muller.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO