Muller: Ky është mbrojtësi më i vështirë për t’u përballur (FOTO)

Për Thomas Mullerin, mbrojtësi Sergio Ramos është kundërshtari më i vështirë për t’u përballur.

Sport

01/08/2017 12:55

Viteve të fundit, kemi pasur disa përballje në Ligën e Kampionëve mes Bayern Munich dhe Real Madrid.

Reprezentuesi gjerman, ka thënë se spanjolli Ramos, është kundërshtari më i vështirë për t’u përballur, shkruan lajmi.net.

“Mendoj se Sergio Ramos është një nga mbrojtësit më të mirë dhe të vështirë për t’u përballur”, ka deklaruar Muller, i cili në vazhdim lavdërojë edhe mbrojtësit e Bayern Munich, si Mats Hummels, Javi Martinez dhe Jerome Boateng./Lajmi.net/