Muller: Ky është fajtori për eliminimin e Bayern Munichut nga Liga e Kampionëve

Thomas Muller ka fajësuar gjyqtarin Cuneyt Cakir pas ndeshjes me Real Madridin.

Sport

02/05/2018 11:53

Thomas Muller ka fajësuar gjyqtarin Cuneyt Cakir për eliminimin e Bayern Munichut nga Liga e Kampionëve.

“Luajtëm shumë më mirë se në ndeshjen e parë”, tha Muller pas ndeshjes.

Reali dhe Bayerni barazuan 2-2 në ndeshjen e kthimit mbrëmë në “Bernabeu”, por fitorja 2-1 si mysafir e madrilenëve bëri që ata të vazhdojnë deri në destinacionin e fundit dhe bavarezët të eliminohen.

“Gjyqtari bëri punë të mirë, ne nuk humbëm shkaku i tij. Keylor Navas ishte madhështor, ai e shpëtoi Real Madridin në shumë raste”, shtoi ai.