Muller ka shënuar gola më shumë se 30 kombëtare në botëror

Pas depozitimit të të gjithë listave të kombëtareve me emrat e 23 lojtarëve që do kenë me vete për Botërorin në Rusi, bie në një fakt interesant, përsa i përket golashënuesve.

Sport

07/06/2018 21:14

Vetëm Thomas Muller, ka në total 10 gola në të gjithë Botërorët e luajtur më parë, ndërsa tek 31 kombëtaret e tjera, vetëm Argjentina ka në gjirin e saj, lojtarë që shuma e golave të të cilëve shkon në 12. Më pas, vijnë Meksika dhe Uruguai, lojtarët e të cilave numërojnë nga 9 gola në Botërorët e mëparshëm, ndërsa Kolumbia ndjek me 8 gola.

Një statistikë e frikshme kjo për Mylerin, e cila e konfirmon si një nga armët më të forta të kësaj Gjermanie, e cila do kërkojë të rikonfirmohet Kampione e Botës. Pra në total, vetëm Myler ka shënuar më shumë se 30 kombëtare në historinë e Botërorëve.