Muller cakton objektivin kryesor në Bayern Munich
Sezonin e kaluar, ekipi bavarez humbi në gjysmëfinale kundër Real Madrid.
Sport
Thomas Müller tha të mërkurën se është i bindur se Bayern Munchen do ta përballojë këtë edicion të Champions League me më shumë vendosmëri se zakonisht.
“Ia kemi vënë syrin Ligës së Kampioneve dhe kemi Niko Kovaçin, një trajner të ri dhe ambicioz”, shtoi ai.
Bayern Munchen ka qenë kandidat për Champions-in që kur u shpall kampion në vitin 2013. Sezonin e kaluar, ekipi bavarez humbi në gjysmëfinale kundër Real Madrid.
Në sezonin 2016-2017, ishte sërish Reali që e eliminoi ekipin gjerman, por në çerekfinale. “Kemi qenë afër titullit. Shpresoj që këtë vit të fitojmë”, theksoi 28-vjeçari, transmeton “TCH”.
“Shpresoj që këtë sezon t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion nga marsi deri në maj (kur luhet faza vendimtare e Ligës së Kampionëve). Atëherë, gjithçka do të ishte e mundur për ne,” shpjegoi Müller.