Muller befason Bayern Munichun, zgjedh klubin e ri? (FOTO)

Thomas Muller mund të largohet nga Bayern Munich.

Sport

27/06/2017 07:09

Thomas Muller mund të largohet nga Bayern Munich, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi është i pakënaqur te skuadra kampione e Bundesligës.

Andaj, Muller mund ta fillojë kërkimin për një ekip të ri pasi drejtuesit e gjigantit bavarez nuk dëshirojnë të mbajnë futbollistë që nuk janë të lumtur në Allianz Arena, përcjell “lajmi.net”.

Manchester United tashmë një kohë të gjatë ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Por, Muller kërkohet edhe nga klube të ndryshme evropiane. /Lajmi.net/