Muller: Bayern, më i miri në Evropë

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller ka thënë se skuadra e tij me paraqitjet e deritashme gjatë këtij sezoni ka treguar se është më e mira në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/03/2015 14:11

Ylli i Bayern Munichut, Thomas Muller i beson shumë skuadrës së tij.

Ai thotë se gjiganti bavarez me paraqitjet e deritashme gjatë këtij sezoni ka dëshmuar se është ekipi më i mirë në Ligën e Kampionëve.

“Ne kishim një grup të vështirë”, deklaroi ai për “Sport Bild”.

“Po ashtu e kemi shkatërruar Shakhtar Donetskun në ndeshjen e fazës eliminatore, duke u dërguar një mesazh klubeve tjera se kush jemi”, shtoi ai.

“Nga ajo që kam parë deri më tani gjatë këtij sezoni, ne kemi qenë ekipi superior në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Muller.