Mulaj: Shteti të ketë prioritet sektorin e minierave

Shteti do të duhej që ta kishte prioritet sektorin e minierave, ka thënë Ismet Mulaj nga Oda e Afarizmit të Kosovës.

Lajme

12/12/2017 09:15

Ai ka folur të martën në programin “Mëngjesi Kosovë” në RTK, për temën “Sektori minerar në Kosovë, sukses apo dështim?”.

Mulaj ka theksuar se sektori minerar do të mund të krijonte shumë vende të punës, por derisa nuk shfrytëzohet ky sektor, sipas tij, konsiderohet kapital i vdekur.

“As shteti nuk është që ka krijuar ofertë për këtë resor, duke krijuar lehtësia. Shteti do të duhej të ndihmonte kompanitë e interesuara për këtë fushë, duke i larguar matrapazët që kanë marrë licenca dhe që nuk i shfrytëzojnë”, ka thënë ai.

“Në këto 18 vite nuk na ndonjë storie suksesi në fushën e mineraleve. Ka pasur iniciativë që disa miniera të shiten apo të jepen me koncesion. Ka raste kur miniera ka mbetur e pashfrytëzuar”, dekalroi ai.