Muja thotë se Prizreni është i gatshëm për zgjedhje

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, kryetari i Prizrenit Ramadan Muja ka bërë një deklaratë jo të zakonshme, kur ka dashur të tregojë se në qytetin prej nga vjen janë gati për të shkuar në zgjedhje.

Lajme

05/11/2014 19:45

“Ne Prizren jemi të gatshëm, pushkën e kemi plot dhe jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Muja, teksa ka pasur edhe një tjetër porosi. “Komplotistët do të humbin”, ka thënë ai.