Muja shkarkon drejtorin i cili ngacmoi seksualisht një të mitur

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka shkarkuar nga posti i drejtorit të Drejtorisë së Financave, Muhamet Bytyç. Drejtori në fjalë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. 

Lajme

26/07/2014 18:40

Hapja e një rasti policor ndaj drejtorit të Drejtorisë së Financave në Komunën e Prizrenit, Muhamet Bytyç, me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, ka bërë që Kryetari Ramadan Muja të marrë vendim për shkarkim nga detyra, drejtorin në fjalë. 

“Ky vendim është marrë në bazë të Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, pasi që i është caktuar një muaj në arrest shtëpiak”, thuhet në vendimin e Mujës. 

“I pandehuri është i detyruar që t’i dorëzojë të gjitha pajisjet e Drejtorisë së Financave”, raporton PrizrenPress.