Muja merr përforcime

Partia e komunitetit Ashkali PDAK dhe ajo e komunitetit boshnjak USB do ta mbështesin kryetarin Muja në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Lajme

19/10/2013 14:20

Ramadan Muja kryetari aktual i  Prizrenit në zgjedhjet e 3 nëntorit do ta ketë mbështetjen  votuesve të komunitetit ashkali dhe atij boshnjak.

Partia Demokratike e Kosovës sot ka nënshkruar një marrëveshje me Partinë Demokratike të Ashkalive të Kosovës dhe Partinë e Bashkuar të Boshnjakëve, raporton Prizrenpress.

Kryetari Muja është shprehur mirënjohës subjekteve politike që i janë bashkuar për ta mbështetur kandidaturën e tij.

“Ky bashkim me të gjitha subjektet politike pa dallim nacionaliteti tregon se sa e hapur është Partia Demokratike e Kosovës dhe cili është vizioni dhe koncepti im për ta shndërruar qytetin tonë në një qytet Europian” citon ka thënë Muja.

Po ashtu edhe përfaqësuesit e komunitetit ashkali dhe boshnjak e kanë quajtur Mujën, kryetar të sukseseve. Ata kanë thënë se do ta mbështesin Mujën pa hezitim.