Muja: Koalicioni nuk ka vota të mjaftueshme për Demarkacionin

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja ka deklaruar edhe votën e tij kundër Demarkacionit, ai pretendon se koalicioni nuk i ka votat e mjaftueshme në kuvend për miratimin e kësaj marrëveshje.

Lajme

09/08/2016 13:34

Muja i ftuar në RTV Dukagjini tha “Jo, mendoj se koalicioni nuk ka votat e mjaftueshme për miratimin e marrëveshjes me Malin e Zi”.

Ai gjithashtu tha se ky proces ka pasur shkelje procedurale që në fillimet e tij.

Muja nuk ka pranuar edhe metodat e Vetëvendosjes për kundërshtimin e marrëveshjes me Malin e Zi