Muja: Jam deputet i PDK-së, nuk e votoj Demarkacionin (Video)

“Në fakt, unë nuk jam deputet i pavarur, jam deputet i PDK-së, nuk kam hy në PDK për interesa të mia, por për shtetndërtim dhe jam aksionar. Është për keqardhje se si një parti e madhe i ka lënë çështjet me u amortizua”, ka thënë në Rrokum Roll, Shaip Muja.

Lajme

31/05/2016 23:40

Duke fol për PDK-në, Muja tha se partitë e mëdha më shumë janë të interesuara për me zgjedhë liderin e saj, se sa për ideologjinë.

“Mendoj se, PDK është institucioni më përgjegjës në Kosovë, dhe se bartë barrën më t’madhe për ndërtimin e shtetit”.

Muja tha se në PDK, duhet me u vlerësua çdo anëtar që është detyrë, dhe se çdo anëtar i PDK-së për me u bë i tillë, duhet me i bë disa detyra prej bazës.

Ai e falënderoi partinë për mundësinë që ia ka dhënë për me qenë pjesë e saj.

“Nuk krijoj armiqësi politike me koleget e mi në LDK e parti tjera”.

Ai i ka bë thirrje opozitës që me u kthye në institucione.

“I ftoj Nismën dhe partitë e tjera me u kthye në institucione, e me i thënë fol e mbushma mendjen, e ata duhet me i vërtetua ato gjëra që i thonë”.

T’u e lexua procedurën e marrëveshjes se demarkacionit, rregulloren, sipas se cilës është dashtë me vijua nënshkrimi i marrëveshjes nga Qeveria kosovare, Muja kallxoi pikat se, ku s’është respektua rregullorja.

“Edhe opozita, them se e ka pasë mirë, kur e ka kundërshtua me tym marrëveshjen, e arsyetoj, derisa nuk jemi të mirë-informuar”, tha ai.

Për të, pazari me demarkacionin që po e bën BE, është i paqëndrueshëm.

YouTube player