Muhaxheri: Leninizmin dhe filmat për revolucionin i kanë terapi në zyrat e Vetëvendosjes – Lajmi.net
Muhaxheri: Leninizmin dhe filmat për revolucionin i kanë terapi në zyrat e Vetëvendosjes
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 19:52, 11 August 2017
Ish-sekretari i Vetëvendosjes në Pejë, Arton Muhaxheri, i cili tash është pjesë e PDK-së, ka thënë se historitë revolucionare të Leninit kanë krijuar shumë banda në partinë Vetëvendosje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij, Muhaxheri ka thënë se rinia e Vetëvendosjes, jo rastësisht janë kaq të dhunshëm ndaj çdo gjëje në Kosovë, sepse janë të manipuluar nga dokumentarët, filmat për revolucionin dhe teoritë leniniste.

Madje, sipas tij, këto shfaqje brenda zyrave i kanë si terapi.

“Në partinë Vetëvendosje janë krijuar shumë banda, pikërisht sepse i kanë pasur inspirim historitë revolucionare të Leninit. Mbi këtë frymë ata veprojnë edhe në Kosovë. Më shumë se çdo gjë, tash po flasin dëshmitë që po u dalin në shesh, të cilat ne i kemi thënë gjithmonë. Rinia e partisë Vetëvendosje, jo rastësisht janë kaq të dhunshëm ndaj çdo gjëje në Kosovë, sepse janë të manipuluar nga dokumentarët, filmat për revolucionin dhe teoritë leniniste. Madje, këto shfaqje brenda zyrave i kanë si terapi. Është detyrë qytetare e secilit prej nesh t’i shpëtojmë këta të rinj nga kjo bandë e rrezikshme!”, ka shkruar Muhaxheri.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play iStunt 2
  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals