Muhaxheri i PDK-së: Rinia po shpëton nga indoktrinimi i VV-së

Arton Muhaxheri zyrtar i PDK-së, ka thënë se askush nuk duhet fajësuar nëse i beson Vetëvendosjes, ngase sipas tij kjo parti di të luaj shumë mirë me ndjenja dhe emocione të njerëzve.

Lajme

14/03/2018 22:11

Duke folur për të dorëhequrit e VV-së, ai ka thënë se me largimin nga VV-ja, jo që kanë shpëtuar ata, por edhe rinia nga indoktrinimi.

“Ju nuk keni faj qe i besuat një partie siç eshte Vetëvendosje sepse ata kane ditur mirë te luajn me ndjenjat dhe emocionet e juaja,por konsideroj se me shpartallimin e saj nuk keni shpetuar vetem ju, por ka shpetuar rinia nga indoktrinimi ashtu siç ka shpëtuar Kosova nga instalimi i mundshëm i rrymave ekstremiste në qeverisje”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.