Muhaxheri i LDK-së: Më mirë që e kemi humbur Prishtinën

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se, është mirë që LDK, e ka humbur Prishtinën, pasi kjo bënë që partia të reflektoj që të përmirësohet. 

Lajme

27/12/2014 21:16

Kryetari Muhaxheri, i ftuar në emisionin “Oxygen” në KTV, veç bisedave relaksuese ka folur edhe për koalicionin mes LDK-së dhe PDK-së. 

Ai ka thënë se ky koalicion ka qenë i mirë, pasi që LDK e ka marr drejtimin e vendit për herë të parë, ani pse është partia më e vjetër në vend. 

“Unë besoj se kryetari Isa Mustafa e ka zhvilluar një politikë të suksesshme. Nuk ka mundur ta shtyjë parimin e parë me Bllokun. Unë e kam përkrahur edhe variantin me Bllokun, edhe të dytin me PDK si pasojë e mos suksesit me të parin. LDK-së i takon ta drejtojë vendin, pasi që është parti e madhe dhe partia më e vjetër në vend”, ka thënë Muhaxheri. 

“Për herë të parë kemi një kryeministër të aftë për ta çuar vendin përpara”, shtoi Muhaxheri. 

I pari i Komunës së Pejës tha se nuk ka problem pse LDK e ka humbur Prishtinën, pasi që i ka fituar tetë komuna tjera. Sipas tij, është mirë që LDK e ka humbur Prishtinën pasi që kjo i jep mundësi të përmirësohet që ta rifitojë këtë komunë.