Muharremaj: Të gjitha mekanizmat i kemi në lëvizje për pastrimin e rrugëve

Pas reshjeve të mëdha të borës në vendin tonë, edhe në Suharekë ka pasur vështirësi në qarkullim.

Lajme

20/01/2018 17:46

 

Kryetari i Komunës, Bali Muharremja ka dalë vet që të shoh si po ecin punët në pastrimin e rrugëve.

“Jemi në Budakovë për momentin, ngase reshjet e borës janë më me intensitet. Të gjitha mekanizmat i kemi në lëvizje, duke u vënë të gjithë në pastrimin e rrugëve”, ka thënë Muharremaj. /Lajmi.net/

muha1 muha2