Muhammad Ali dhe Prince kishin një lidhje të ngushtë, ja çka bënë ata (Foto)

Tani të dy duke u prerë në paqe, dy legjenda të mëdha nga boksi dhe muzika që ndërruan jetë tash vonë ndanin diçka të përbashkët ‘solidarizimin’.

Fun

06/06/2016 10:25

Prince i cili kaloi kohën më të madhe të jetës së tij në shtëpinë e tij tepër luksoze, nuk kishte dëshira vetëm për jetën e tij personale ai në ndërkohë u takua edhe me ish-boksierin Muhammad Ali, transmeton lajmi.net.

Prince tha se takimi me Muhammad ishte përmbushja e ëndrrës së tij qysh në fëmijëri, edhe pse ai kishte pasur gjithmonë frikë nga ai, do të ishte në gjendje të bënte gjithçka për të.

“Muhammad është heroi im. Ai ka qenë qysh në fëmijëri, ai është frymëzim për mua dhe i tillë është për shumë njerëz”, tha Prince.

Takimi i tyre që edhe i bëri që lidhja e tyre të zgjaste përgjithmonë, ishte plani i tyre për një koncert bamirësie në vitin 1997.

Dy legjendat bënë plan për një koncert të madh që u mbajt atëherë, ku përfitimet e tyre i mblodhën për bamirësi dhe për krijimin e një grupi ku u përpoqën të trajtonin racizmin dhe paragjykimet.

“Unë uroj që njerëzit do të duan njëri tjetrin në mënyrën si më duan mua” ka thënë Aliu në atë kohë.

“Shpresoj se mund t’i inkurajojmë njerëzit për të treguar të njëjtën dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Nëse ndodh kjo, atëherë do të bëhet një botë edhe më e mirë”. /lajmi.net

Prince spent his life partying with the rich and famous, but there was only one celebrity who could leave him starstruck: Muhammad Ali. The pair are pictured together in 1997