Muhamet Mustafa tregon të mirat e Ligjit për Investime Strategjike

Kryetari i Komisionit të Zhvillimit Ekonomik, Muhamet Mustafa duke folur për hyrjen në fuqi të Ligjit për Investime Strategjike vlerëson se ky do të ndikojë pozitivisht.

Lajme

04/02/2017 19:00

Ai ka dhënë disa arsye se cilat do të jenë ndikimet pozitive të këtij ligji. Madje sipas Mustafës, për të fuqizuar trendin e investimeve mbetet që krahas kësaj të përmirësojmë imazhin e vendit, të fuqizojmë shtetin ligjor dhe të evitojmë luftën primitive politike për pushtet./Lajmi.net/

Postimi i Mustafës:

HYN NE FUQI LIGJI PER INVESTIMET STRATEGJIKE

Pas një vlerësimi pozitiv në GJykatën Kushtetuese, pas shumë debatesh në Kuvend gjatë vitit të kaluar, shpejt do të hyj në fuqi LIgji mbi investimet strategjike -. njëri nga dy ligjet, krahas atij për Trepçën, në të cilat, krahas Qeverisë, investoi shumë edhe Komisioni I Kuvendit për Zhvillim Ekonomik. Përveç të tjerave ky ligj pritet të ndikojë pozitivisht për dy arësye: (1) Të lehtesojë marrëveshjet për investime me investitor që kanë një emer të njohur dhe (2) Të sigurojë që procedurat e lejeve dhe dokumentacionet të jenë efikase dhe mos të dekurajojnë investitorët siç ka qenë rasti deri tani. Ligji përcakton që koha e zgjatjes se proceurve mund të marrë të shumtën 2 muaj. Kosova duhet të rrisë inevstimet nga 25% të GDP në 30-32% të GDP , duhet të tërheq, çmojë dhe mbështet investitorët dhe ky Ligj është në dobi të kësaj. Për të fuqizuar trendin e investimeve mbetet që krahas kësaj të përmirësojmë iamzhine vendit, të fuqizojmë shtetin ligjor dhe të evitojmë luftën primitive politike për pushtet.