Muhamed Ali – Tri modele e ftuan në dhomë, po ja ç’ndodhi deri në mëngjes

‘Trileri në Manila’ njihet padyshim si dueli më i madh i boksit në histori. Në meçin e vitit 1975 në Filipine, Muhammad Ali mposhti Joe Frazierin në një përballje epike në Filipine.

Fun

06/06/2016 14:37

Krahas madhështisë së atij dueli, komentatori sportiv, Ronnie Nathanielsz, kujton një moment interesant nga ajo periudhë.

Gjatë një darke në Manila, tri modele britanike e kishin ftuar boksierin që të shkonte në dhomën e tyre pas darkës dhe ai kishte pranuar.

Ali dhe Nathanielsz (që i shërbente si ndërlidhës me qeverinë filipinase) shkuan në dhomën e bukurosheve. Dhe ajo që ndodhi ishte e papritur për gazetarin: Boksieri kishte folur me femrat e bukura deri në 3:00 të mëngjesit për islamin.

Ali ndërroi jetë më 3 qershor 2016 në moshë 74 vjeçare. Në vitin 1974, ai ishte konvertuar në islam. /Telegrafi/