Muffins me banane

Këto mini-torta janë të pasura me shije fruti, të lëngshme dhe shumë të shijshme. Recetën mund ta përdorni edhe për një tortë të madhe.

Lifestyle

23/02/2016 15:31

Përbërësit:

200g miell
80g tërshërë qulle
100g sheqer
2 luge të mesme pluhur për pjekje
1 lugë e mesme sodë buke
gjysmë luge e mesme kripë
1 vezë
175ml qumësht
gjysmë luge e mesme ekstrakt vanilje
250g banane të shtypura
75ml vaj vegjetal

Përgaditja:

Kombinoni miellin, tërshërën, sheqerin, pluhurin për pjekjse, sodën dhe kripën.

Në një enë të madhe, rrihni vezën pak. Përzieni brenda edhe qumështin, vajin dhe vaniljen. Shtoni bananën e shtypur dhe përzini mirë. Përzini brenda masën e miellit në masën e bananës deri sa kombinohet. Mbushni tepsinë e muffins-ave me brumin dhe piqni per 18-20 minuta në temperaturë 200C./lajmi.net

Ju bëftë mirë!