Muajt e Hazir Borovcit i kanë nga 40 ditë (Foto)

Anëtari i LDK-së Hazir Borovci, që komunikoi me ish-presidentin Ibrahim Rugova, pavarësisht që ky i fundit ka vite që ka vdekur, ka bërë edhe një lapsus në Facebook.

Lajme

30/04/2017 10:46

Borovci u bë i famshëm nëpër rrjetet sociale ku shpërtheu humori me imagjinatën e tij, ka publikuar një fotografi në Facebook ku ka qëndruar në qytetin e Beratit, por dicka në këtë foto nuk shkon.

Borovci ka lënë datën 39.04.2017, që i bie se muajt e tij janë tepër të gjatë.

Sikur Borovci të ishte shef Qeveria, nëpunësit civil do t’i merrnin rrogat çdo 40 ditë, por ja që nuk ndodhë./Lajmi.net/