Muaji i lindjes zbulon saktë se çfarë personi jeni dhe çfarë ju pret në jetë – Lajmi.net
Muaji i lindjes zbulon saktë se çfarë personi jeni dhe çfarë ju pret në jetë
Autori: Lajmi.net ArgëtimFun 8:09, 14 January 2018
Muaji i lindjes mund të zbulojë karakterin tuaj, të metat dhe përparësitë, mirëpo edhe cila punë është ideale për ju.

Shikoni se çfarë tregon muaji juaj i lindjes për personalitetin tuaj:

Janari

Nëse jeni të lindur në janar, atëherë jeni shumë analitikë, të pavarur dhe lider të lindur. Mirëpo nuk është kjo e gjitha, jeni shumë kreativë, karizmatikë, kokëfortë, ambiciozë dhe seriozë.

Jeni të njohur për mënyrën e të organizuarit, për saktësi, punë të palodhshme dhe mençuri. Dini se si të tjerët t’i bëni të lumtur, sepse u kushtoni kujdes imtësive, transmeton Telegrafi.

Shkurti

Personat e lindur në këtë muaj do të kalojnë një pjesë të mirë të jetës në kërkim të personit të posaçëm. Interesoheni shumë për të tjerët dhe jeni të lindur të bëheni prindër.

Jeni të qetë, të turpshëm, modestë, të bindur dhe temperamentë. E doni lirinë tuaj, mirëpo është lehtë t’ju lëndojnë të tjerët.

Marsi

Ju jeni të paracaktuar për festa dhe do të fitoni shumë para. Mirëpo, keni prirje për pabesi të formave të ndryshme të varësisë. Jeni shumë të këndshëm, të zjarrtë dhe të sinqertë.

Të tjerët ju konsiderojnë person të besueshëm, ndërkaq adhuroni udhëtimet, kujdesin dhe të gjitha gjërat, të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e shtëpisë.

Prilli

Jeni shumë kokëfortë, impulsivë dhe dëshironi të urdhëroni. Megjithatë, posedoni karizëm të natyrshëm dhe jeni të rrethuar me miq. Jeni kreativë, inteligjentë dhe dinamikë.

Maji

I respektoni autoritetet dhe e vlerësoni martesën. Kënaqeni të kaloni kohën vetëm dhe keni ndjenja të thella.

Dëshironi të ëndërroni dhe keni imagjinatë të shkëlqyeshme. Mirëpo kjo nuk është e gjitha, jeni jashtëzakonisht atraktivë dhe dëshironi të lexoni dhe të udhëtoni.

Qershori

Nëse jeni të lindur në qershor, jeni romantikë, por edhe xhelozë. Jeni dashnor i shkëlqyeshëm, jeni të butë, të kulturuar, spirituozë dhe dëshironi të flisni.

Për këtë karakterin e fundit, keni prirje për thashetheme.

Korriku

Personat e lindur në këtë muaj janë të sinqertë, sarkastikë, ekscentrikë dhe misteriozë.

Shpesh keni ndryshim humori dhe nuk keni kurrfarë problemesh me mësimet dhe me gjetjen e miqve të rij.

Gushti

Vlerësoni jashtëzakonisht martesën, posedoni shpirt për punë ekipore dhe i inspironi të tjerët. Jeni atraktivë, të guximshëm, shpirtgjerë dhe adhuroni të bëni shaka. Me atë rast, paratë arrijnë deri te ju pa probleme të mëdha dhe të tjerët për këtë shkak mund t’ju xhelozojnë.

Jeni të talentuar për art, muzikë dhe shkathtësi mbrojtëse luftarake.

Shtatori

Ju jeni inteligjentë, fleksibilë, spirituozë dhe të kujdesshëm. Jeni shumë të qetë,u kushtoni kujdes imtësive, jeni tipa të organizuar dhe inteligjentë.

Posedoni tendencën që të analizoni tepër situatat e caktuara dhe ndodh që ndonjëherë të hasni në vështirësi.

Tetori

Personat e lindur në këtë shenjë janë të lindur nën yllin e fatit, janë liderë të mirë dhe dëshirojnë të llafosin. Mirëpo, juve shumë shpejt mund t’ju hidhërojnë dhe adhuroni të ëndërroni.

Jeni të sinqertë, të ndershëm dhe gjithmonë keni mendimin tuaj.

Nëntori

Ju jeni empatikë, pozitivë, unikë dhe gjithsesi – brilantë. Jeni shembull për të tjerët, sepse jeni të guximshëm dhe shpirtgjerë.

Mirëpo, kjo nuk është e gjitha, jeni të zellshëm, kokëfortë dhe romantikë.

Dhjetori

Personat e lindur në këtë muaj e duan jetën të sigurt, janë patriotë, dorëlirë dhe të sinqertë.

Nuk dëshirojnë të shtiren para të tjerëve dhe i urrejnë përkufizimet.

 

Fjalët kyçe: Muaji i lindjes

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown